Last Updated on 14/02/2025 by adminfjala
Në procesin që po mbahet në gjykatën e Posaçme për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula, Prokuroria e Posaçme kërkoi që Bardhi të shpallet fajtor.
Nga ana tjetër avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se klienti i tyre është i pafajshëm, me argumentin se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionin publik.
Tashmë gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të dhënë vendimin./ S,M