Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në përrenj të shpejtë në vetëm 20 minuta, ndërsa Teksasi u përmbyt papritur më 4 korrik.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se uji filloi të rrjedhë në orën 5:14 pasdite. Brenda pak minutash, një rrugë që kalonte lumin u përmbyt plotësisht dhe niveli i ujit u rrit ndjeshëm në të dyja anët e bregut të lumit, duke mbuluar plotësisht pemët dhe shkurret.
Ngjarja tragjike ndodhi në kampin veror Camp Mystic, një kamp i njohur për vajza në brigjet e lumit Guadalupe, pranë qytetit Kerrville, duke lene pas 82 viktima, përfshirë 28 fëmijë/e.t