Një ngjarje e rëndë është shënuar në Republikën Domenikane, ku një avion kishte kërkuar ulje emergjente, por as kjo nuk e ka shmangur tragjedinë.
Në momentin e uljes nuk ka arritur të ruajë kontrollin dhe si pasojë e përplasjes ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja është regjistruar në aeroportin La Romana në Republikën Dominikane. Piloti dhe bashkëpiloti, u vranë në aksident. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit./a.d
