Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një organizim që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri.
Gjelat e detit këtë vit në Peqin po tregtohen me 1000 deri në 1200 lek për kg. Sezoni sapo ka nisur por fermerët, theksojnë se çmimi nuk e justifikon mundin.
Ata gjithashtu thonë se gjelat e therur të importit po i dëmtojnë, ndërsa nga shteti nuk kanë përfituar asnjë subvencion që ta vijojnë traditën shumëvjeçare.
Vetëm në Peqin mbarështohen çdo vit rreth 30 mijë krerë gjela deti. Drejtuesit lokal tregojnë arsyet pse është i veçantë ky shpend në këto zona. m.p.
