Një shumë modeste prej 8.65 dollarwsh është bërë pjesë e një momenti të pazakontë për Papa Leonin XIV.
Kreu i Kishës Katolike u njoftua personalisht nga kreu I thesarit të shtetit të Illinois, Michael Frerichs në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Momenti u shoqërua edhe me batuta.
Sipas autoriteteve amerikane, shuma prej 8.65 dollarësh ishte e lidhur me një llogari të vjetër PayPal, e mbetur pa u tërhequr nga Papa, i njohur më parë si Robert Prevost.
Sipas postimit të Frerichs në Instagram, ai dhe bashkëshortja e tij Erica i dhuruan Papës edhe dy rruzare që i përkisnin gjyshes së saj për t’i bekuar, si dhe një monedhë përkujtimore të Abraham Lincolnit dhe një libër mbi historinë e Çikagos, qytetit ku Papa Leoni ka lindur dhe është rritur.
Ati i Shenjtë do të vizitojë Spanjën me 9 qershor për një turne 1 javor, e cila konsiderohet si vizita e tij e parë në një vend të BE-së jashtë Italisë./mxh
Artikulli i MëparshëmPaqja fiskale, afati drejt fundit – DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor
