Ditën e mërkurë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime kthjellimesh pas orëve të mesditës. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe të herëpashershme parashikohen që në orët e para të ditës, duke vijuar deri në mesditë. Në zonat malore priten edhe shtrëngata afatshkurtra.
Pas mesditës, reshjet do të jenë më të përqendruara kryesisht në relievet malore të pjesës lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Sa i përket kushteve në det, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë./kb
