Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veri dhe jug të vendit, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë territorin. Intensiteti i tyre do të jetë kryesisht i ulët dhe lokalisht mesatar. Gjatë orëve të mëngjesit, në ekstremin verior, në zona të izoluara të lindjes dhe në jug, reshjet pritet të marrin intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të paradites, reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht priten shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, si dhe në verilindje dhe juglindje mbi 800 – 900 metra mbi nivelin e detit, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 2 – 4 ballë./kb
