Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Në pjesën e parë të ditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në zonat jugore dhe pjesërisht në ato qendrore. Gjatë orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2–3 ballë./kb
