Moti për këtë të martë pritet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash, të cilat hera-herës mund të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe karakter lokal parashikohen kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, veçanërisht në zonat qendrore dhe verilindore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, duke arritur hera-herës shpejtësi deri në 7 m/s përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./kb
