Mbrëmja e sotme në Serinë A ka dhuruar surpriza të mëdha gjatë dy sfidave të zhvilluara për javën e nëntë.
Genoa e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli duke mposhtur pastër 2-0 Juventusit.
Vendasit e siguruan këtë fitore të madhe falë golave të shpejtë të shënuar nga Ehizibue dhe Baldanzi në minutat 12 dhe 28.
Sa i përket Mitajt, ai u aktivizua nga stoli në minutën e 41-të në vend të Ellertsson, duke bërë një paraqitje të kënaqshme në fushë.
Kjo humbje e lë Juventusin në vendin e tetë me 14 pikë.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Napoli ka triumfuar bindshëm 1-4 në transfertë ndaj Monzës për të marrë tri pikë mjaft të arta.
Falë këtij suksesi bindës, napolitanët ngjiten përkohësisht në vendin e shtatë të renditjes.
Nga ana tjetër, Genoa përmirëson pozitat e saj duke u ngjitur në vendin e 13-të me bilancin prej tri fitoresh, një barazimi dhe pesë humbjesh./k.m
