Last Updated on 18/10/2026 by EL
Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.
Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Me pas kanë nisur protestuesit me hedhjen e gurëve. Si pasojë, një gazetare ka mbetur e lënduar, pasi guri e ka kapur pjesën e barkut, duke e lënë në gjendje thuajse lipotimie./ET
