Last Updated on 18/10/2026 by EL
Një tjetër moment tensionesh është shënuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të Policisë.
Forcat e rendit janë përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë kryer edhe disa shoqërime.
Pas përshkallëzimit të situatës, një pjesë e protestuesve janë shpërndarë nga zona e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt qendrës së Tiranës./ET
