Last Updated on 06/03/2026 by Kesjana
Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të bëjnë betimin përpara tij në ceremoninë që do të mbahet këtë të premte në Pallatin e Brigadave.
Në seancën plenare të një dite më parë, Kuvendi miratoi të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, që përfshijnë 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime të reja në poste ministrore./kb
