Aktori i humorit, Bes Kallaku, disa javë më parë konfirmoi lidhjen e tij të re përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Në një “InstaStory” ku shfaqeshin dy duar të kapura bashkë, shihej edhe tatuazhi në parakrahun e tij me emrin “Ejona” dhe datën “25.12.2025”.
Ndërkohë ditën e sotme, aktori ka publikuar një tjetër foto me partneren e tij në Instagram, duke e përqafuar. Por edhe këtë herë Besi, e ka mbajtur të fshehtë fytyrën dhe identitein e plotë të “Ejonës”. Ai e ka shoqëruar postimin me këngën “You’re beatiful” dhe një zemër të kuqe.
Kujtojmë se Besi ka qenë prej disa vitesh i martuar me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, martesë nga e cila lindën edhe dy fëmijë. Kallaku dhe Myrtezaj i dhanë fund martesës së tyre zyrtarisht një vit më parë./mxh
