Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP). Edhe pse zotëron apartamente luksoze, pjesa dërrmuese e pasurisë së saj “flet” anglisht, duke u investuar në tregjet kapitale jashtë vendit, ndërkohë që mban ende një kredi bankare si detyrim aktiv.
Evis Bashkim Sala, me funksion Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka deklaruar pasuritë e saj dhe të personave të lidhur (bashkëshorti Gëzim Selenica dhe djali Pier Selenica) para fillimit të detyrës në vitin 2025
Vlera Totale e Aseteve (Pasuri e paluajtshme, llogari, investime): Përafërsisht 5,640,000 EUR.
Detyrimet Financiare: Subjekti ka deklaruar një kredi bankare të pashlyer në vlerën 329,355 EUR.
Bilanci Neto (Asete – Detyrime): Përafërsisht 5,310,644.29 EUR
Apartament 189 m2 (Evis Sala) 1,020,000.00 €
Apartament 68.10 m2 (Evis Sala) 18,600.00 €
Apartament 48 m2 (Pier Selenica) 339,150.00 €
6% aksione në “LUCIDA MEDICAL” (Evis Sala) 714,000.00 €
Para jashtë sistemit bankar (Evis Sala) 14,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala) 39,685.94 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala) 15,898.29 €
Llogari kursimi (Evis Sala) 357,100.00 €
Llogari rrjedhëse (Evis Sala) 383.05 €
Fond Investimi (Evis Sala) 612,807.30 €
Fond Investimi (Evis Sala) 1,640,290.00 €
Fond Pensioni (Evis Sala – USD) 441,762.00 €
Fond Pensioni (Evis Sala – 3 llogari GBP) 387,200.00 €
Llogari kursimi/rrjedhëse GBP (Evis Sala) 26,165.00 €
Llogari të përbashkëta (Evis/Gëzim 50% – USD) 6,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Gëzim Selenica) 2,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Pier Selenica) 12,652.00 €
Karta Krediti – Balanca negative (Evis/Gëzim) -7,100.00 €