Nga ARTUR AJAZI
As më shumë dhe as më pak, gjithë rrugëtimi 35 vjeçari politikës shqiptare, mund të përmblidhet në dy fjalë tëvetme, pazare dhe skenare. Kjo ndodhi në 1991, 1992, 1996, 1997, dhe ka vazhduar deri mbrëmjen e kaluarkur opozita braktisi sallën, dhe Parlamenti zgjodhi me 85 vota Avokatin e Popullit. Kështu ka qenë, pazare përkrijimin e PD, pazare për emrat e ministrave tëqeverisë “Meksi 1” (ku shumica u përzgjodhën nëbordumin e një ambasade mike në Tiranë) pazare përzgjedhjet, pazare dhe skenare në vite për gjetjen e emrave për presidentë, për kryeprokurorë tëpërgjithshëm, e të tjera e të tjera. Nuk kanë të sosurpazaret e politikës. Nuk sosen as skenaret e dala ngaselitë e partive politike. Në rast se do të bënim bilancine pazareve, skenareve dhe kulisave në 35 vjet“demokraci”, do të thonin se, politika shqiptare nuk ka qenë aspak e denjë për të pretenduar fronin në KiE, NATO, apo dhe BE. Në çdo rast debate, ngërçi, apo dhe beteje verbal dhe fizike mes kundershtarëshpolitike, është dashur një nderhyrje ambasadorësh. Eshtë dashur ardhja e ambasadorit amerikan, anglez, Italian, apo gjerman, që të sheshonte sherret dhemosmarrëveshjet mes bajraktarit të politikës“djathtiste” dhe krahur kundershtar. Kemi 35 vjet,qëpresim në zyrat e partive konsuj, ambasadorë, thërrasim komisionerë nga KiE, BE, NATO, etjjjj, përtë zgjidhur sherret e politikës. Kurrë nuk kemi treguar, dhe nuk jemi treguar po aq dinjitozë, dhe“hundëpërpjetë” sa jemi në selitë e partive, me ambasadorët e huaj të cilët kanë ardhur, kanë folur, kanë vendosur, dhe pastaj janë larguar duke naparalajmëruar. Pikërisht atëhere jemi detyruar të ulimtonet, të biem në ujdi, dhe të firmosim dhe votojmëligjin, apo emrin për të cilin kemi debatuar me njëri-tjetrin. Rasti më i fundit me zgjedhjen e Avokatit tëPopullit, tregoi pafytyrësinë e opozitës, deputetëve tësaj, dhe kryetarit të përjetshëm Berisha. I dhanë firmat, e pekulepsën me premtime, dhe pastaj i thonin nëParlament “jooo, nuk votojmë ne lepurin e Surrelit”. Pra skilet e SHQUP-it, nuk do të votonin “lepurin e Surrelit”, pasi dukej sheshit se ishin pridhur në pazare. Berisha ndryshoi mëndje, por ndryshoi edhe skenarin. Me gjoja “ditën festive të themelimit të PD”, ai urdhëroi deputetët “ikni nga Parlamenti, dhe ejani tëgjithë në seli, kemi festën”. Natyrisht PS dheParlamenti e kishin votuar qysh paradite rendin e ditës, dhe bazuar edhe në firmat e 35 deputetëve të PD, e votuan Endrit Shabanin me 85 vota që kishin në sallë, duke e bërë Avokat të Popullit. Pra, edhe kjo historimbaroi, seanca u mbyll, festa e themelimit PD u bë, dhe Berisha nisi nga mbrëmë avazin e vjeter, duke akuzuar shumicën parlamentare. Po pse kështu do tëecim edhe për 35 vite të tjera ne, duke u zvarritur pas kësaj kaste të urryer politikanësh, të cilët e kanë marrëpeng të ardhmen, dinjitetin, e imazhin e vendit ? Po pse, edhe pas 35 vitesh të mbushura me telashe, vuajtjee përçmime ndaj votes, besimit dhe shpresave të mëdhapër jetë më të mire dhe integrim, ne do të zvarritemipas një politike destruktive, që vazhdon të luajë me fatet tona ?/kb
