Partia Demokratike do të nisë sot të trajnojë deputetët e rinj të saj, duke kopjuar strategjinë e ndjekur nga socialistët nëpërmjet Akademisë Politike të PS. Takimi nis në orën 10:00, ku do të flasë Sali Berisha, shefi i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë Thomas Kunze dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.
Deputetë për herë të parë nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.
Ky i fundit, me deklaratat që ka bërë, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Berishës pasi tha se nëse nuk arrin që të vërtetëtojë akuzën për farsë elektorale më 11 maj, pas së cilës është kapur për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi, do të duhet që të largohet në vitin 2026 atëherë kur edhe i mbaron mandati.
Strategjia e trajnimit u ndoq nga socialistët, e cila menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, u organizua nëpërmjet Akademisë Politike për të trajnuar skuadrën e re të deputetëve të rinj para se ata të hynin në dyert e Kuvendit në shtator. /K.M
Axhenda:
10:00 – 10:30 | Pjesa Hyrëse/Fjalë përshëndetëse
Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike
Thomas Kunze – Shef i Zyrës së KAS Tiranë
Gazmend Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar të PD
10:30 – 11:30 | Sesioni I – Komunikimi Publik
Neritan Sejamini – Ekspert i komunikimit publik
“Komunikimi i deputetit në parlament dhe me publikun”
11:30 – 12:30 | Sesioni II – Demokracia dhe Parlamentarizmi në Shqipëri
Afrim Krasniqi – Drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP)
“Roli i deputetit në forcimin e demokracisë dhe standardeve parlamentare”
12:30 – 14:00 | Pushim Dreke
14:00 – 15:00 | Sesioni III – Deputeti si Zëri i Qytetarëve: Nga procesi i integrimit, tek Shëndetësia apo Arsimi
Panel i përbashkët:
Jorida Tabaku – Deputete e PD
“Roli i Kuvendit dhe i opozitës në procesin e integrimit europian” – 20 min
Albana Vokshi – Deputete e PD
“Barazia gjinore, Politikat sociale dhe shëndetësia si kauza parlamentare” – 20 min
Luciano Boçi – Deputet i PD
“Arsimi dhe kultura si prioritete kombëtare në politikë” – 20 min
15:00 – 16:15 | Sesioni VI – Dialog me Deputetët me Përvojë
Bisedë e hapur me deputetë me eksperiencë të PD-së për të ndarë përvoja praktike politike
Flamur Noka – Sekretar i Përgjithshëm – 15 min
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i PD – 15 min
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i PD – 15 min
Tomorr Alizoti – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
Belind Këlliçi – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
16:15 – 17:15 | Sesioni I – Procesi Ligjvënës
Merita Qato – Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë
“Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi”