Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Bojkoti i Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk është një qëndrim i ri, por një strategji që, sipas Edmod Spahos, përsëritet prej vitit 2013, sa herë që nis diskutimi për ndryshimin e rregullave të zgjedhjeve.
Në një analizë mbi qëndrimin e opozitës, Spaho argumenton se PD ka përdorur vazhdimisht zvarritjen dhe bojkotin e reformës për të mbërritur në fund te një marrëveshje politike me Partinë Socialiste, duke ruajtur një sistem që u shërben interesave të strukturave drejtuese të të dyja forcave politike.
Ai ndalet te marrëveshja e vitit 2024 për sistemin aktual zgjedhor, listat e mbyllura dhe interesat që, sipas tij, pengojnë hapjen reale të garës brenda partive.
Paralajmërimi i tij është i qartë: nëse PD nuk rikthehet në komision deri më 30 nëntor, pritshmëritë për lista të hapura dhe ndryshime të tjera në reformën zgjedhore mund të mbeten sërish vetëm në nivel deklaratash. “Kush bojkoton nuk do ndryshim”, përfundon Spaho.
Reagimi i plotë
Partia Demokratike aktualisht ka bojkotuar komisionin e reformes zgjedhore. Ne te vertete bojkoti ka filluar qe me krijimin e ketij komisioni ne vitin 2025.
Ky qendrim i PD nuk eshte i ri. Qe nga dalja ne opozite ne vitin 2013, PD i ka zvarritur komisionet e reformes zgjedhore deri ne limitet e fundit kohore, per te bere te mundur pazarin me PS dhe miratuar cfare ju intereson atyre.
Pazari i fundit ishte ai i vitit 2024 per sistemin aktual zgjedhor, me lista te mbylluara kombinuar me pak vende ne lista te hapura. Ky sistem i intereson te dy partive pasi garanton zgjedhjen deputete te nomeklaturave perkatese partiake.
Per aq sa e njoh une PD, ajo nuk ka qene dhe nuk eshte e interesuar per votim dhe numurim elektronik, per depolitizimin e administrates zgjedhore, per rregulla te ashpra ne financimin e partive politike, per rregulla te reja per median, pasi me miratimin e tyre i bien argumentet per te justifikuar humbjet e vazhdueshme te zgjedhjeve vendore e qendrore.
PD nuk eshte e interesuar per lista te hapura zgjedhore. Deklarimi i saj pro listave te hapura nuk eshte i sinqerte, por pjese e lojes se saj me reformen zgjedhore.
Nese miratohen listat e hapura ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, nje pjese e mire e nomeklatures se PD nuk zgjidhet me ne Kuvend. Per te njejten arsye nuk flet per reduktimin e numurit te deputeteve ne parlament.
Sistemi zgjedhor nuk mund te ndrohet ne menyre te njeaneshme nga PS, sepse ndrimi i tij nuk eshte rekomandimim i raportit te OSBE/ODHIR.
Sistemi zgjedhor percaktohet nga partite politike shqiptare dhe per zevendesimin e sistemit aktual duhet te braktiset bojkoti dhe te gjendet konsensusi me PS ne komision.
Rrjedhimisht, nese PD nuk shkon ne komisionin e reformes zgjedhore deri ne daten 30 Nentor, harrojini listat e hapura e reforma te tjera kushtetuese qe perfliten dhe te dy palet dalin te kenaqura nga reforma zgjedhore.
Pas kesaj dhe vetem me presion te forte nderkombetar, mund te kemi pas zgjedhjeve vendore, komision te ri te reformes zgjedhore, i cili do perfundoje me pazarin e rradhes, 6 muaj para zgjedhjeve te pergjitheshme te vitit 2029.
Kush bojkoton nuk do ndryshim.
