Last Updated on 26/05/2026 by EL
Me mijëra myslimanë u lutën në malin Arafat më 26 maj, në ditën më të rëndësishme të pelegrinazhit të Haxhit, ndërsa temperaturat e larta në shkretëtirë iu afruan 40 gradë Celsius.
Që në agim, mijëra besimtarë të veshur me rroba të bardha recituan vargje nga Kurani në kodrën shkëmbore 70 metra të lartë pranë Mekës, vend ku besohet se Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit. Pelegrinët qëndrojnë atje deri në perëndim të diellit, përpara se të zhvendosen drejt fushës së Muzda-lifas, ku mbledhin gurë të vegjël për t’i hedhur mbi kolonat prej guri që simbolizojnë djallin.
Ky ritual shënon ditën e parë të Kurban Bajramit, ose festës së sakrificës, e cila kremtohet më 27 maj. Mbi 1.5 milionë njerëz morën pjesë këtë vit në pelegrizhin e Haxhit në Mekë, pavarësisht hijes së luftës në Lindjen e Mesme. /et
