Last Updated on 24/04/2026 by Kesjana
Një email i brendshëm i Pentagonit ka nxjerrë në pah tensione të forta mes SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s, duke përfshirë Spanjën. Dokumenti, i bërë publik përmes burimeve mediatike, sugjeron se Uashingtoni po shqyrton masa ndëshkuese ndaj vendeve që nuk kanë mbështetur operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.
Sipas këtij komunikimi, një nga opsionet e diskutuara është edhe pezullimi i Spanjës nga Aleanca Atlantike, si reagim ndaj refuzimit të Madridit për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore për operacionet amerikane.
Ky qëndrim ka shkaktuar pakënaqësi në nivelet më të larta të Pentagonit, ku konsiderohet se disa aleatë nuk po tregojnë bashkëpunim të mjaftueshëm në një moment kritik për strategjinë ushtarake të SHBA-së.
Megjithatë, ideja e pezullimit mbetet më shumë një skenar i diskutuar sesa një vendim konkret. Traktati i NATO-s nuk parashikon përjashtimin e vendeve anëtare, por vetëm largimin vullnetar të tyre nga aleanca.
Nga ana tjetër, qeveria spanjolle ka reaguar me qetësi. Kryeministri Pedro Sánchez ka theksuar se Spanja vazhdon të bashkëpunojë plotësisht me NATO-n dhe se nuk merr vendime bazuar në “email-e të brendshme”, por në dokumente zyrtare dhe në kuadër të ligjit ndërkombëtar.
