Nga ARTUR AJAZI
Bashkë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtetnë 1992, erdhën për shqiptarët tmerret e pafundme. Bashkë me shkatërrimin e pasurive tona kombetare, vjedhjet dhe korrupsionin, qeverisja e PD, me iniciativën e vetë Sali Berishës, miratoi dhe zbatoi “fëte fët”, edhe ligjin më famëkeq që është miratuarndonjëherë në Shqipëri, 7501. Eshtë konsideruar ligjimë i keq, se edhe Reforma Agrare, e Enver Hoxhës. Nëvitin 1991, Shqipëria kishte hyrë në fazën më delikatetë tranzicionit, kur u miratua ligji nr. 7501, “Për tokën”. Ky ligj, në thelb synonte “shpërndarjen e tokësbujqësore në mënyrë të barabartë ndërmjet anëtarëve tëfamiljeve fshatare”. Çfarë makabriteti. Ai ligjfamëkeq, u promovua si një “akt demokratik që do tërivendoste drejtësinë pas dekadave të kolektivizimitkomunist”, por në fakt futi vëllavrasjet messhqiptareve. Në realitetin e sotëm, ka me qindra dëshmiqë po vërtetojnë efektet negative të atij ligji. Ai ligj, është kthyer në burim të konflikteve dhe vrasjeve përpronësinë në Shqipëri, një ligj i papërgjegjshëm, pasojat e të cilit i vuajnë mijëra qytetarë çdo ditë. Edhepas më shumë se 35 vitesh, pasojat e ligjit 7501 është e dukshme në çdo strukturë të administratës shtetërore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), njëinstitucion që duhet të ishte zgjidhës i konfliktit, shpesh është kthyer ndër vite në nyje bllokuese. Procesi regjistrimit të çdo toke dhe prone zvarritet,edhe duke mos patur fakte dhe prova ligjore. Praktikat“online” nuk funksionojnë, ndërkohë që ka burokracidhe zvarritje . Ky ligj, miratuar gjatë kohës sëqeverisjes së Sali Berishës, nuk solli zgjidhje, por prodhoi padrejtësi masive, konfuzion juridik, debate dhe viktima. Shpërndarja e tokës sipas ligjit famëkeq7501, u bë pa asnjë shqyrtim të titujve të mëparshëm tëpronësisë, duke injoruar të drejtën legjitime të ish-pronarëve. Ligji 7501 nuk ishte një “zgjedhje e gabuar” por një zgjedhje politike, për të dëmtuar ish-pronarët. Kjo për faktin sepse, duke mohuar titujt e vjetër, ai ligjlegjitimoi padrejtësinë, grabitjen dhe vjedhjen e pronës. Qeverisja e PD, e ndau tokën sipas preferencavepolitike, prodhoi armiqësi mes shqiptareve, që vijojnëedhe sot. Ky ligj famëkeq, hapi një plagë të madhesociale, duke bërë që çdo përpjekje për reformim tësistemit të pronësisë të dështojë. Vendi ka nevojëurgjente për një vendimmarrje të re, kurajoze, për tëreformuar sistemin e ASHK, dhe për të bërë rregullimeteknike në bazat e të dhënave. Duhet gjithashtuurgjentisht, një hetim penal ndaj kujdo që miratoi dhezbatoi ligjin 7501, apo dhe për të shfuqizuar efekteve etij. Nuk do të ketë kurrë drejtësi sociale në Shqipëri, nërast se nuk niset një hetim penal ndaj autorëve të ligjit7501.Shqipëria kërkon të jetë shtet ligjor, por nukmund të jetë e tillë, në rast se, nuk dënon legalizimin e grabitjes së pronës. Në Bashkimin Europian, nuk mundtë hyjmë me efektet, defektet dhe viktimat e ligjit 7501 mbi pronën dhe pronarët e vërtetë. Drejtësia e re, duhettë nisë pikërisht me hetimin e autorëve, që formuluandhe zbatuan ligjin skandaloz 7501. Sali Berisha, duhettë përgjigjet për qindra viktimat e pronave, ndrysheshqiptarët do të ndjehen të braktisur dhe të mohuar ngashteti i tyre. Nuk ka BE, pa zgjidhur problemin e pronës, dhe pa dënuar xhelatët dhe grabitësit e pronavenë Shqiperi. /kb
