Last Updated on 28/12/2025 by EL
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në qytetin e Pogradecit. Sipas njoftimeve paraprake, bëhet e ditur se makina i përket shtetasit Artur Musollarit.
Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë.
I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Ndersa jo zyrtarisht, burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe janë marrë kamerat e sigurisë përreth për të parë dhe hetuar këtë çështje
Ndërkohë, Artur Musollari është arrestuar me parë në Korrik të vitit 2023 nga policia e Pogradecit, ku i janë sekuestruar armë zjarri, fishek ndërsa ka qenë i proceduar edhe për armëmbajtje pa leje.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./e.t
