Last Updated on 15/12/2024 by adminfjala
Manchester United ka siguruar një fitore dramatike në derbin ndaj Manchester Cityt, duke mundur me përmbysje me një gol në minutën e fundit skuadrën e Pep Guardiolës.
Në një ndeshje të kontrolluar kryesisht nga ekipi i Cityt, i cili gjeti golin e avantazhit me Gvardiol në pjesën e parë.
“Djajtë e kuq” shpërthyen vetëm në minutat e fundit nga Amad Diallo, i cili fitoi penalltinë nga e cila erdhi barazimi me anë të Bruno Fernandes.
Më pas, ai kontrolloi një top të gjatë drejt zonës, shmangu Ederson dhe çoi topin në rrjetë për golin e fitores 2-1 që i jep shumë moral ekipit të Amorim, ndërsa thellon edhe më tepër krizën e “qytetarëve”./ D.C
https://twitter.com/fathymufc92/status/1868382258413113380?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA