Last Updated on 15/12/2025 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi, në fshatin Melan. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë janë plagosur, një çift bashkëshortësh, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë për tu trajtuar me ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, gruaja ishte dhe shtatzënë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. Dyshohet se ngrica në rrugë nga temperaturat e ulëta dhe prezenca e mjegullës është bërë shkak për aksidentin./mxh
