Dy automjete janë përplasur rreth orës 01:30 të natës në Vlorë dhe për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur përgjatë bulevardit kryesor.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik./kb
