Last Updated on 31/05/2026 by Monika
Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur më herët në aksin “Bulqizë-Klos” në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.
Sipas policisë, viktima është është shtetasi H.Gj, pasagjer në njërin nga automjetet e përfshira në aksident.
Ndërkohë, janë dërguar në spital dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./mxh
