Lamtumirë hemoragjive. Një zbulim i madh mund të ndikojë shumë në urgjencat mjekësore dhe ndaljen e hemoragjive në vetëm 5 sekonda.
Kjo teknikë e re që bazohet në koagulim sintetik mund të shpëtojë qindra mijëra jetë.
Kjo teknikë u kurorëzua me çmimin Nobel për Kiminë në 2022 dhe tashmë është testuar në kaviet e laboratorit me sukses.
Duke imituar procesin natyral të koagulimit të gjakut, që është koha që organizmi të reagojë për të ndalur një gjakderdhje, kërkuesit e drejtuar nga Jianyu Li, i universitetit Montreal në Kanada, kanë krijuar një xhel artificial që bën të mundur të njëjtin proces, por pa ndërhyrë në qarkullimin normal të gjakut.
Gjatë eksperimenteve tek kaviet, procesi ka bërë të mundur gjenerimin e koagulimit me bazë rruazat e kuqe, 13 herë më rezistente në çarje dhe 4 herë më efikasë në ndalimin e gjakut nga plaga në krahasim me reagimet natyrale.
Shkencëtarët e kanë aplikuar edhe në ndërhyrje në organe të brendshme, në mëlçi, dhe gjakderdhja është ndalur shumë më shpejt dhe me efikasitet më të lartë sesa gelatina që përdoret gjerësisht në kirurgji.
Hapi i radhës është testimi i teknikës tek njeriu.
Gjithashtu gjatë eksperimenteve është provuar që gel mund të krijohet nga rruazat e kuqe të përpunuara të vetë pacientit, që mund të krijohet në vetëm 30 minuta, ose të përdoren rruazat e kuqe të donatorëve me të njëjtin grup gjaku, e të jenë të gatshëm për ndërhyrje urgjente.
Gjithashtu kjo teknikë nuk krijon efekte anësore, nuk krijon inflamacion dhe nuk le as shenjë./mxh
