Ariana Grande ka njoftuar publikimin e albumit të saj të tetë, i cili pritet të dalë këtë verë.
Këngëtarja dhe aktorja bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një foto të kopertinës së albumit, ku shfaqet duke buzëqeshur, së bashku me titullin “Petal”.
Albumi i ri, që përmban 12 këngë, do të publikohet më 31 korrik dhe vjen pak më shumë se një vit pas publikimit të “Eternal Sunshine Deluxe: Brighter Days Ahead”.
Njoftimi për albumin vjen pak para nisjes së turneut të saj muzikor “The Eternal Sunshine”, i cili starton në muajin qershor me koncerte të planifikuara në Los Angeles, New York, Boston, Chicago dhe Montreal, si dhe me 10 shfaqje në O2 Arena në London gjatë muajve gusht dhe shtator.
Pak detaje dihen rreth projektit të ri, i cili vjen pas paraqitjes së saj në filmin Wicked, ku ajo luan përkrah Cynthia Erivo dhe Jonathan Bailey.
Fituesja e çmimit Grammy Awards u bë e njohur fillimisht përmes rolit të saj në serialin Victorious dhe Sam & Cat. Më pas, ajo iu përkushtua muzikës, duke shënuar sukses të madh në vitin 2013 me publikimin e albumit të saj debutues “Yours Truly”, i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme ndërkombëtare./mxh
