Një efektiv policie është plagosur gjatë natës në zonën e Shkozës.
Në një njoftim të bërë, policia bën me dije se efektivi A. K. 30 vjeç është plagosur jashtë shërbimit, me armë zjarri.
Efektivi është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa vijojnë ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./kb
