Last Updated on 08/01/2026 by EL
Ulja e nivelit të lumit Vjosë në Memaliaj në 6.5 m është një lajm mjaft pozitiv për të gjithë rajonin e jugut. Kështu deklaroi nga Gjirokastra zv.kryeministrja Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi me strukturat drejtuese të qarkut Gjirokastër.
Lidhur mbi problematiken prej dekadash që krijohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë ministrja Balluku tha se qeveria shqiptare do të ndërhyjë falë një plani për pyllëzimin e kësaj zone, që ka patur mjaft dëmtime për shkak të erozionit, ndërsa do të nisin inspektimet në terren për problematikat që janë krijuar në disa fshatra të Bashkisë Memaliaj./E.T
