Kremlini ka deklaruar se është dakord me presidentin amerikan, Donald Trump se Ukraina dhe jo Rusia, po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës.
Gjatë intervistës për Reuters, Trump tha se Rusia është e gatshme për një marrëveshje, ndërsa Ukraina është më pak.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy duhet të marrë përgjegjësinë dhe të marrrë vendimin e duhur.
“Kanalet ekzistuese të komunikimit me negociatorët amerikanë vazhdojnë të funksionojnë. Ky dialog është duke vazhduar. Sapo të bihet dakord për një datë, shpresojmë që një vizitë e tillë të zhvillohet. Ne e konsiderojmë dialogun e mëtejshëm të nevojshëm dhe të rëndësishëm. Amerikanët kanë pasur biseda të shumta si me ukrainasit ashtu edhe me evropianët. Është e rëndësishme që edhe pala ruse të shprehë pikëpamjet e saj mbi diskutimet në vazhdim,” Dimitry Peskov.
Ndërkohë, kjo deklaratë është kundërshtuar nga presidenti Zelenksy, I cili argumenton se duhet të rishikohet plani I paqes, pasi nuk mund të jetë e favorizuar agresioni rus.
Pavarësisht deklaratave diplomate të kremlinit, Ukraina është zhytur në errësirë për shkak të sulmeve që kanë shkatërruar infrastrukturën energjetike.
Siç shihet edhe nga pamjet, ndërtesat e larta dhe rrugët e Kievit janë në errësirë./mxh
