Një ngjarje e rëndë është bërë publike nga mediat zvicerane ku mësohet se një sherr mes shqiptarëve ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali nate. Një punonjës i sigurisë ka mbetur i plagosur me thikë ndërsa autori i dyshuar, 26 vjeç, po mbahet në paraburgim.
Mësohet se i plagosur nga mbetur një 34-vjeçar nga Kosova i cili ishte punonjës sigurie në lokal ndërsa i dyshuari 26-vjeçar u prangos në shtëpinë e tij. Një dëshmitar, i cili pretendon të jetë mik i të autorit të dyshuar shqiptar, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.
“Ne ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe shpenzuam shumë para.”-tha dëshmitari.
Sipas tij, incidenti ndodhi kur njëri nga miqtë e grupit, që mezi qëndronte në këmbë, u kap menjëherë nga rojet e sigurisë dhe u tërhoq me forcë jashtë lokalit.
“Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin”, shtoi ai. Nga sherri jashtë lokalit mbetën të plagosur disa persona. Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.
