Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për censurë të urdhëruar ndaj situatës në vend.
Berisha tha në një konferencë për mediat se shkaku i kësaj censure është niveli i krimit, korrupsionit dhe një sërë çështjes të tjera që renditi.
Sipas kryedemokratit, veç situatës brenda vendit, disa nga qëndrimet e Ramës dhe qeverisë po ndikojnë në minimin e Ballkanit Perëndimor.
“U miratua pas diskutimeve të gjëra bazuar në fakte dhe dokumentet nga misioni faktmbledhës i komisionit, që vizitoi Shqipërinë dy muaj më parë. Kjo censurë e urdhëruar nga zyra e Kryeministrit vjen në kundërshtim flagrant me interesat e vërteta, themelore dhe kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ky qëndrim do t’iu fshehë qytetarëve shqiptarë ato të vërteta që janë jetike. Shqetësojnë vendet anëtare lidhur me shkarjen e demokracisë në Shqipëri dhe çëështje të tjera, si krimi i organizuar, droga dhe larja e parave, farsa zgjedhore, investimet të klientës në fushën publike, korrupsioni që rroik qiellin, qëndrimin e Edi Ramës për mandatet, nismave të opozitës në parlament, bllokimi i kontrollit parlamentar, pronësimin e çdo procesi të interimit, nismat që minojnë Ballkanin Perëndimor. Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm në të cilin konstohet se gjysma e fëmijë ve shqiptarë janë në rrezik varfërië. Denoncohet indiferenca në politikat sociale ndaj të rinjve, fondet e ulëta në arsim, mungesa e një politike për punësimin e studentëv, regjistri i plotë i investimeve”,-tha Berisha./kb
