Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur me të për një rinovim të mundshëm.
Klubi saudit i Al-Ahli synon të transferojë kampionin e botës dhe ka filluar që tani nga puna.
Raportohet se “Pleshtit” do i jepet e drejta të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit, njësoj siç po bën Cristiano Ronaldo tek Al-Nassr.
Propozimi që ka në plan Al-Ahli është vërtet joshës. Klubi arab kërkon të rikthejë edhe një herë në skenë duelin e vjetër dhe historik Ronaldo-Messi, sesa do të realizohet, mbetet për t’u parë. m.p.