‘Tirana’ është kandidatja e parë me Inteligjencë Artificiale që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele, tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, ‘Diella’.
Kele theksoi se do të kemi bashkëqeverisje të kandidates AI me qytetarët, pasi do të jetë e aksesueshme në çdo kohë.
Ekspertja theksoi se qytetarët mund të shprehin të gjitha problemet që ata kanë tek ‘Tirana’ dhe ajo mund t’u jap një zgjidhje.
‘Në momentin që ke një program të Inteligjencës Artificiale që është me kod të hapur nuk qeveris vetëm ajo por ndodh një bashkëqeverisje e saj me qytetarët. Nga analizimi i të dhënave që është bërë ka rezultuar se do t’i jap zgjidhje problematikave që ndodhin në Tiranë’, tha ajo./e.t
