Last Updated on 27/11/2025 by Kesjana
Në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani në RTSH 1 HD, u trajtua propozimi për t’i rekomanduar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) emërimin e Joni Ketës si drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga institucionet kyçe të drejtësisë shqiptare.
Analisti Prec Zogaj e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mënyra se si është ndërtuar ligji e bën praktikisht të zgjedhurin e SPAK kreun e ri të BKH-së.
“Mënyra se si është ndërtuar ligji, praktikisht i zgjedhuri i SPAK është kryetar i ri i këtij institucioni,” u shpreh Zogaj.
Ai vuri në dukje se gjatë gjithë kësaj kohe, SPAK ka eklipsuar disi BKH-në, duke e lënë më pak të pranishme në debatin publik.
“Ndoshta nuk kanë arritur të prodhojnë një lajm sikurse themi shpesh në gazetari, por dua të them që BKH-ja është shumë e rëndësishme sepse ata janë hetuesit në terren,” tha Zogaj, duke nënvizuar rolin thelbësor të këtij institucioni./kb
