Last Updated on 28/06/2026 by EL
Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë më shumë mundësi punësimi po bëhet gjithnjë edhe më I dukshëm.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thekson se vetë maturantët po orjentohen nga të dhënat mbi punësimin dhe ecurinë e viteve të mëparshme, për të zgjedhur degë me mundësi të mira.
“Në fund të fundit pritet që këta maturantë të formohen me njohuri që kërkon tregu i punës, për të mundësuar punëismin e shpejtë të tyre. Maurantët, që në momentin që fillojnë të hulumtojnë në programin U – Albania, riorjentohen edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe si ka qenë ecuria në vitet e kaluara, për të patur mundësi të orjentohen drejt degëve të cilat përthithen më shpejt nga tregu”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Referuar viteve të fundit, interesi më i madh po shfaqet për degët e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe shkencave mjekësore. Ndërkohë degët tradicionale si ekonomiku, juridiku dhe fusha të tjera të shkencave ssociale vijojnë të zgjidhen, megjithëse nuk shënojnë të njëjtin interes.
“Gjenerata e re është orjentuar drejt TIK, inxhinieri e degë teknike. Është më pak e orjentuar në degë klasike, jo se kanë humbur vëmendjen e tyre sepse tregu do ketë nevoja për degë klasike si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera, por deri diku ka rënë interesi i viteve të para të demokracisë. Gjuhët e huaja gjithashtu më pak, pasi maturantët po mësojnë që në gjimnaz dhe bëhet pjesë integrale e studimeve të tyre.
Degë që kërkohen nga tregu vendas janë: teknologji, inxhinieri por edhe shkencat mjekësore dhe infermeri,. Kjo qoftë në tregun vendas, qoftë nga kkërkesa të tregut europian”, shtoi Xhelaj.
Institucionet e arsimit të lartë, pohon Xhelaj, rishikojnë pothuajse çdo vit programet e studimit, duke i bërë ato më fleksibël dhe më të lidhura me kërkesat e tregut./et
