Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dha konfirmimin e parë nga Teherani do ta nënshkruante marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara.
Pezeshkian theksoi se kjo marrëveshje do të nënshkruhet ditën e premte.
“Memorandumi i mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës midis Iranit dhe Amerikës është planifikuar të nënshkruhet të premten”,-tha ai.
Më herët gjatë ditës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja do të garantojë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet përgjithmonë pa pagesë për kalimin e anijeve./mxh
