Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Teherani do të “hakmerret fuqishëm” nëse infrastruktura dhe ekonomia e vendit bëhen shënjestër.
“E kemi thënë shumë herë se Irani nuk kryen sulme parandaluese, por do të hakmerremi fuqishëm nëse infrastruktura ose qendrat tona ekonomike bëhen shënjestër”, shkroi Pezeshkian në X sot.
Në një mesazh që ai u drejtohej “vendeve të rajonit”, ai shtoi: “Nëse doni zhvillim dhe siguri, mos i lini armiqtë tanë të drejtojnë luftën nga tokat tuaja”.
