Presidenti rumun, Nicosur Dan, njoftoi se po nominon një kandidat të ri për kryeministër për të formuar një qeveri, pas tërheqjes së eurodeputetit Eugen Tomac, i cili fillimisht ishte nominuar për këtë post.
“Z. Eugen Tomac tërhoqi kandidaturën e tij këtë mëngjes dhe, në këto rrethana, unë nominoj z. Adrian Vestea për pozicionin e kryeministrit”, tha presidenti rumun.
Adrian Vestea, 52-vjeç, anëtar i partisë liberale, është kryetar i këshillit të qarkut Brasov në Rumaninë qendrore.
Tomac kishte kërkuar të drejtonte një qeveri teknokratike, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme në parlament. Partitë në parlament kanë thënë më parë se një qeveri civile e pakicës do të ishte më e mirë se një qeveri teknokratike.
Vestea ka 10 ditë kohë për të formuar një qeveri dhe për të siguruar një votëbesim nga parlamenti.
Rumania, e cila nuk ka mbajtur kurrë zgjedhje të parakohshme, pritet të mbajë zgjedhje të rregullta parlamentare në vitin 2028./mxh
