Presidenti rus Vladimir Putin i ka uruar Krishtlindjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një mesazhi zyrtar urimi. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas Peskovit, aktualisht nuk ka asnjë plan për një bisedë telefonike mes dy liderëve. Ai theksoi se nuk është e pritshme që Putin dhe Trump të zhvillojnë një telefonatë gjatë ditës së sotme dhe se, deri tani, nuk është planifikuar asnjë kontakt i tillë.
Deklarata u bë në Moskë, më 25 dhjetor, ndërsa Rusia vijon përgatitjet për festimet e Vitit të Ri. Pamjet nga kryeqyteti rus tregojnë dekorime festive pranë Kremlinit dhe Katedrales së Shën Vasilit.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit mbeten të tensionuara, ndërsa komunikimi mes dy udhëheqësve është i kufizuar dhe kryesisht formal./mxh
