Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani është në bisedime me SHBA-në, pa dhënë detaje të mëtejshme, në një kohë kur Teherani duket se po i jep përparësi diplomacisë përballë kërcënimit të një sulmi amerikan.
Më parë, zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, tha se ishte duke u zhvilluar formimi i një kuadri negociues me SHBA-në.
“Në kundërshtim me atmosferën e krijuar nga lufta artificiale mediatike, formimi i një kuadri për negociata është duke u zhvilluar”,-njoftoi Larijani.
Disa orë më parë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo sulmi, pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik./Kb
