Last Updated on 03/10/2026 by Klara
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online ku qytetarët do të mund të aksesojnë dokumente, të dhëna dhe informacione për çështje e projekte me interes publik. Dosja e parë e publikuar në platformë është ajo për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit.
“E kemi quajtur ‘Flamingo Mirror’. Është në të dyja gjuhët. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë, me dosjen e Sazanit-Zvërnecit. Është një burim i cili do t’u shërbejë të gjithëve, do t’u shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria. Do të vendosim çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme”, tha Rama./k.m
Kliko këtu për të lexuar dokumentet për Sazanin dhe Zvernecin
