Në një intervistë për Se luan Topi, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku tha se njeh pak shkrimtarë me integritet dhe se komunizmi ishte një kohë e përdhunimit të ndërgjegjes njerëzore.
Sipas tij shkrimtarë si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli kanë bërë një sakrificë vetëvrasëse nga ana intelektuale.
I pyetur nëse mendon që Ismail Kadare është i mbivlerësuar Shllaku u përgjigj: “Patjetër që është i mbivlerësuar, sepse sikurse thotë dhe Lasgush Poradeci, Ismaili ka qënë muzë shtetnore, ai ka ngrit larg figurën e diktatorit. Unë nuk them që Ismail Kadare nuk asht shkrimtar rrace, por ai ka sakrifikuar shumë nga vetja e vet nëse e ka pas veten e vet. Nëse vetja e tij është ajo që janë veprat me tituj si “Dimri I madh” apo Koncert në fund të Dimrit, atëherë e ka sakrifiku veten dhe ka kujtu se ky sistem ishte i përjetshëm dhe s’ka për të mbaru kurrë.”
I pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.
“Populli shqiptar asht ende e uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për tja deviju vëmendjen është për ti hedh një copë skandali seksual. Kjo teknologji për diversion, për tja humb busullën siç themi ne në Shkodër bahet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga ana e publikut. Publiku po thotë ai në burg, ky në burg, spo mbet kush pa hy në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëe është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bahet me ja hek këtij populli vëmendjen prej patash, tak hidhet një video, dy apo tre dhe krijohet një vëmendje e re”.
