Princi i kurorës Leka Zogu II dhe fotografja Blerta Celibashi nuk ngurojnë të ndajnë me publikun detaje të ëmbla nga marrëdhëia e tyre. Në një intervistë për revistën Story, çifti tashmë të fejuar, kanë treguar se çfarë u pëlqen më shumë nga njëri-tjetri.
Drejtuar Blertës, Princ Leka tha se gjithmonë i ka bërë përshtypje tek Blerta aftësia e saj për u lidhur me njerëzit në një formë natyrale.
“E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër,” shprehet ai.
Ndërkohë Blerta tha se Leka e bën të lumtur dhe në ditët më të vështira me humorin e tij të butë dhe me shpirtin fëmijënor që ai ka.
“I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” tha Blerta.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi u fejuan më 11 nëntor të këtij viti në një ceremoni elegante në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
