Edhe mbrëmjen e së premtes u mbajt në sheshin e Prishtinës protesta “Në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë që të votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në. Lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, tha Haziri.
Me këtë rast, protestuesit i dërguan kërkesat e tyre Ministrisë së Drejtësisë./mxh
