Last Updated on 19/06/2026 by Kesjana
Gazetari Artan Hoxha tha sot se shqetësimi kryesor për vendin janë organizatat kriminale që veprojnë aktualisht.
Në një studio televizive, Hoxha u shpreh se këto organizata kanë siguruar tregun për 3-4 dekada përmes përdoruesve të rinj në moshë të lëndëve narkotike.
Hoxha shtoi se beteja ndaj narkotikëve duhet fituar para anëtarësimit të Shqipërsië në Bashkimin Europian.
“Shqetësimi ynë kryesor janë organizatat kriminale që veprojnë në Shqipëri. Ky është halli ynë. Janë organizatat që shesin lëndë narkotike te dyert e shkollave 9-vjeçare. Nëse grupet arrijnë të krijojnë varësi te fëmijët, ka siguruar tregun për 3-4 dekada, sepse ata janë përdoruesit. Beteja nuk fitohet vetëm duke goditur narkotrafikantët. Kohët e fundit Shqipëria po bën një lëvizje të madhe për të përfituar sa më shpejt nga anëtarësimi në BE. Një nga kriteret që ne jemi më mirë është kjo pjesë, ne po nxitojmë të godasim grupet që shesin narkotikë në vendet e BE-së. BE-ja është tregu më i pasur. Çdo organizatë kriminale do që të shesë në Bashkimin Europian. Kjo para informale që është në BE e bëjnë vetëm shqiptarët? Jo! Shqiptarët tani kanë hyrë atje, u futën vonë në treg”,-tha Hoxha./kb
