Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Lidhur me publikimin e Progres-Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026, ka reaguar AGSH-ja, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
Ky asosacion ka komentuar veçanërisht e specifikisht kapitullin që përmend liritë e medias dhe të drejtat e saj, kapitull ky që lidhet direkt me punën e këtij asociacioni në vendin tonë.
AGSH shprehet se vlerësimet dhe komentet e KE-së konfirmojnë shqetësimet, pothuajse tërëisht të gjitha shqetësiemt e dokumentuar nga kjo organizatë. Problematikat që shqetësojnë si KE-në, ashtu dhe AGSH-në kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, e sidomos të atyre në terren, dhuna ndaj këtyre të fundit e mbi të gjitha mbylllja e njërit sy nga organet vendore, me pandëshkueshmërinë e incidenteve të ndodhura në protestë.
Njoftimi i plotë i AGSH-së mbi Progres-Raportin e KE-së, në rrjetin social Facebook:
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shqyrtuar me vëmendje Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026, veçanërisht kapitullin që lidhet me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
AGSH vlerëson se gjetjet e Komisionit Europian konfirmojnë një pjesë të konsiderueshme të shqetësimeve që organizata jonë ka ngritur vazhdimisht lidhur me sigurinë e gazetarëve, pandëshkueshmërinë e sulmeve ndaj tyre, presionin politik dhe ekonomik mbi median, mungesën e transparencës institucionale dhe kushtet e pasigurta të punës.”, u shpreh AGSH./mxh
