Hekurudha e re Tiranë-Durrës-Rinas do të hapet në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës –Edicioni 31, nga drejtori i Hekurudhës Shqiptare z.Ergys Verdhoi cili tha se aktualisht kanë përfunduar 90 % e punimeve, ndërkohë që do të vijohet dhe me disa procese të fundit tëprojektit.
Hekurudha e re
‘’Jemi në 90 për qind të finalizmit të punimeve civile, dhe nëfundin e këtij viti do të kemi linjën e re, në maj të vitit tëardhshëm ne mbarojmë dhe stacionet hekurudhiore të të gjithëlinjës. Nga maji deri në dhjetor do të merremi me kolaudimin e saj, dhe shpresojmë që në 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm2027, ne këtë linjë ta vëmë në funksion. Ajo çafrë ështëkomponenti kryesor është lidhja e stacionit qëndror i cilindodhet në Kthesën e Kamzës, me stacionin e ri që është nëstacionin e vjetër të trenit egzistues – kjo do ta bëntë më fizibëlkëtë linjë Tiranës-Durrës– për shkak se konjektiviteti i gjithëbanorëve të Tiranës me një stacion shumë të vjetër i cili ka qenëshumë komod për tu aksesuar, gjithashtu dhe për ardhjen e gjithë turistëve nga Rinasi për të aksesuar qendrën e Tiranës nëish Stacionin e Trenit,’’ tha Ergys Verdho, administrator iHekurudhës Shqiptare.
Porti i Durësit
Në qendër të diskutimeve mbi projektet më të mëdha tëinfrastrukturës shqiptare ishte dhe Porti i ri i Durrësit, njëprojekt me vlerë strategjike dhe ekonomike për komunitetinlokal dhe për tregun rajonal, për të cilin drejtori i sapozgjedhurLiburn Aliu tha se ka një impakt të madh në ekonominë e vendit. ‘’Ndëritmi i Portit të Porto Romanos do të ketë ndikim tëmadh në ekonominë e vendit. Aktualisht kapacitetet në Portin e Durrësit janë 270 mijë kontenierë në ditë dhe me portin e Porto Romanos ky kapacitet mund të rritet deri në me 500 mijë . Kjodo të ketë një impakt të madh në nevojën për logjistikë pastajështë transporti, magazinimi, dhe nevoja për krah pune përkontroll të profesionalizuar, pa harruar dhe ndikimin pozitiv nëkomponentët mjedisorë,’’ tha Liburn Aliu, ndërsa shtoi se aktualisht në Portin e Durrësit i tërë fokusi është tranformiminga situata në të cilën ndodhet drejt Portit të Porto Romanos njëprojekt i cili është në vizionin e qeverisë së Shqipërisë përzhvillimin e qëndreshëm për Shqipërinë dhe për rajonin.
Vijimi i projektit
‘’Porti në Porto Romano synon të bëhet një port modern me njëthellësi të madhe ujore që do e vednos Shqipërinë në një nivel tëkonkurueshmërisë rajonale, do të jetë një port i gjelbër që do tëmundësojë një zhvillim të qëndrueshëm, në sisteme e efikasitetetë teknologjisë moderne, me sisteme inteligjente për menaxhimtë operacioneve portuale dhe me infrastrukturë të integruarrrugore dhe hekurudhore. Ky projekt do të mundësojë njëzhvendosje graduale nga porti aktual i Durrësit në portin e Porto Romanos, i cili do të jetë port i mallrave, ndërsa në portin aktualtë Durrësit do të kemi Portin e Jahteve dhe të Marinës, i ciliqytetit të Durrësit do ti japë një zhvillim të turizmit dhe mëgjerë,’’ theksoi më tej z.Aliu.
Transformimi i Porto Romanos
Ndërsa Ahmet Kastrati, drejtor i MBM Porto Romano foli mbirolin e këtij porti në procesin e transformimit të Portit të Durrësitnë këtë zonë ekonomike. ‘’Transformimi i Porto Romanos kanisur që në vitin 2008, kur operatorët tregtues të karburanteve u transferuan në Porto Romano duke ndërtuar pjesëninfrastrukturore, magazinuese, në Porto Romano në kapaciteteqë kanë qenë gjithnjë në rritje, duke arritur kapacitetetmagazinuese deri në këtë moment në 450 mijë tonë, kjo si fazë e parë, që i dha një përparësi Poritit të Durrësit duke larguarhidrokarburet nga zemra e qytetit të Durrësit. Faza e dytë fillioime zhvillimin e portit MBM, për shkak të nevojave të trgeutgjithnjë në rritje, dhe kërkesave, volumeve në rritje tëoperatorëve, që kërkonin ardhjen e anijeve gjithnjë e më tëmëdha, vendosi që të zhvillojë terminalin e hidrokarbureve mëtë madh në vend ku ne aktualisht akomodojnë anije deri në 120 mijë tonë madhësi, e cila është unike për rajonin dhe krahasohetme tregje si Malta,’’ shpjegoi z.Kastrati.
Port multifunksional
Ndërkohë sipas tij nga viti 2020 Porti MBM u bë një port multifunksional, ku zhvillimi deritanishëm në Porto Romano kandihmuar zhvendsjen graduale të trafikut industrial nga Durrësiduke e lehtësuar transformimin e tij në një Marinë turistike çkaka sjellë përfitime të qarta dhe për vetë qytetin; reduktim ndotje, zhurmat apo trafikun. ‘’Për më tepër Plani i Qeverisë përndërtimin e një porti të ri në Porto Romano si një ‘green field facility’ brenda kuadrit të vizionit Shqipëria 2030, synonkrijimin e një konteksti portual me rëndësi strategjike kombëtaredhe rajonale, e cila është në sinergji me kapacitetet që porti MBP ka në funskion. Faza e tretë e transfromimit të Portit të Durrësitështë zhvendosja e aktivitetit të kontenierëve, ku MBM do tëjetë sërish një facilitator deri sa porti i ri të jetë gati për operim,’’ tha më tej Kastrati.
Ardian Hackaj, nga CDI Albania, administraor i Institutit përZhvillim dhe Bashkëpunim, u ndal në mundësinë që Shqipëriaka për të qenë përfituese e projekteve të reja që do të financohennga BE, me buxhetin e ri që po hartohet për vitin 2028-2034, icili do të bazohet në plane konkrete për çdo vend anëtar dhekandidat./kb
