Last Updated on 27/06/2026 by Anisa
Hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja kanë mbetur pezull në pritje të akt-ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor, Elvis Shkambi. Prokuroria ka shtyrë hetimet për të administruar ekspertizat e celularëve të sekuestruar të Elvis dhe Gjon Shkambit, me synim të verifikojë nëse ka pasur bashkëpunim apo organizim paraprak për kryerjen e krimit.
Sipas burimeve, ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit ka përfunduar, ndërsa ajo e Elvis Shkambit ende nuk është dorëzuar. Hetuesit synojnë të analizojnë komunikimet mes tyre dhe me persona të tjerë për të provuar dyshimet mbi përfshirjen e xhaxhait si bashkëpunëtor ose nxitës të vrasjes.
Astrit Kalaja u vra më 6 tetor 2025 brenda sallës së gjyqit, menjëherë pasi shpalli një vendim në një çështje pronësie që përfshinte familjen Shkambi. Elvis Shkambi u vetëdorëzua pas ngjarjes, ndërsa më pas u arrestua edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili ka mohuar çdo përfshirje në krim./ad
